Fatjon Cuka
05 Qershor 2016•Përditësim: 05 Qershor 2016
TIRANË (AA) - Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias (Nikos Kotzias), nesër do të fillojë një vizitë dyditore në Shqipëri, ku do të realizojë disa takime me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fillimisht kryediplomati grek do të takohet me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati. Në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, bëhet e ditur se në përfundim të takimit, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa në ditën e dytë të vizitës, Kotzias dhe Bushati do të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës me temë: "Mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit."
Në përfundim të panelit të parë të diskutimeve, do të ketë dhe një panel të dytë diskutimi me akademikë shqiptarë dhe grekë.