Kristina Maslareviç
18 Qershor 2016•Përditësim: 19 Qershor 2016
BEOGRAD (AA) - Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping ka falënderuar për mikpritjen dhe organizimin e kujdesshëm të vizitës së tij dhe tha se ai ishte i nderuar meqë Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç i dha Urdhrin e Republikës së Serbisë në një gjerdan të madh, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kina dhe Serbia janë të miq të përjetshëm dhe partnerë të rëndësishëm. Marrëdhëniet tona kanë mbijetuar sprovat e historisë në kohë. Kina i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me Serbinë, duke besuar se Serbia është një partner i besueshëm dhe një mik i madh", tha Xi Jinping, dhe shtoi:
"Unë jam i bindur se vizita ime në Serbi do të jetë në interes të forcimit të miqësisë tradicionale serbo-kineze, rritjen e besimit politik, të thelluar bashkëpunimin me përfitim të ndërsjelltë dhe realizimin e bashkëpunimit të përbashkët dhe prosperitetit".
Duke theksuar se dje dhe sot me Nikoliçin ka patur bisedë miqësore, gjatë të cilës u shkëmbyen mendime dhe arritën konsensus të gjerë, Jinping tha:
"Bashkëpunimi praktik është më i rëndësishëm në marrëdhëniet tona. Ne u dakorduam që Kina dhe Serbia të vazhdojnë ti ofrojnë mbështetje njëra-tjetrës për çështjet me interes të rëndësishëm. Kina e kupton dhe mbështet përpjekjet e Serbisë për t'u anëtarësuar në BE. Serbia është e gatshme të jetë aktive, faktor afatgjatë për ruajtjen e marrëdhënieve kinezo-serbe, për të qenë një urë për ndërtimin e përbashkët të partneritetit mes Kinës dhe BE-së".
Në fillim të fjalës së tij, presidenti Nikoliç ka thënë se Serbia ka një nder të madh dhe kënaqësi që pas më shumë se tre dekadash të presë presidentin e RP të Kinës dhe shtoi se "Serbia nuk kërkon ndihmë, por dorën e miqësisë për të kapërcyer vështirësitë në të cilat gjendet disa vite me radhë".