Furkan Naci Top
29 prill 2016•Përditësim: 29 prill 2016
ATHINË (AA) - Ministrat e financave të zonës euro (Eurogroup) më 9 maj do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm me rend dite Greqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria greke e Financave, kryetari i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem në orët e mesnatës së djeshme ka telefonuar ministrin grek të Financave, Euclid Tsakalotos, duke i njoftuar datën e takimit.
Në deklaratë ndër të tjera theksohet se kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka kryer biseda telefonike me sekretarin amerikan të Financave, Jacob Lew dhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Në takimin e jashtëzakonshëm parashikohet të shqyrtohet rishikimi i plotësimit të procesit të reformave që priten për tu realizuar në lidhje me paketën e shpëtimit të Greqisë.