Ekip
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Favoritja e Demokratëve në garën për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton ka refuzuar të hënën pjesëmarrjen në debatin e fundit me rivalin e saj Bernie Sanders në Kaliforni, pas thirrjes të cilën ua kishte bërë televizioni Fox News, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kemi refuzuar ftesën e Fox News për të marrë pjesë në debatin në Kaliforni”, njoftoi zëdhënësja e fushatës presidenciale të Clintonit, Jennifer Palmieri.
Ajo theksoi se Clinton do të shfrytëzojë kohën më mirë duke u takuar me zgjedhësit dhe duke bërë fushatë në Kaliforni.
Sanders përmes një njoftimi ka shprehur dëshpërimin por siç ka thënë nuk është i befasuar nga jopërgatitja e Clintonit për të debatuar në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme për nominimin e kandidatit presidencial.