Dejan Maksimoviç
19 Nëntor 2015•Përditësim: 19 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) – Zëdhënësi i Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës, Boris Grubeshiç, deklaroi se vrasja e mbrëmshme e dy pjesëtarëve të forcave të sigurisë së BeH-së në Rajlovac është kualifikuar si akt terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç tha Grubeshiç, hetimi i mëtejshëm do të përcaktojë të gjitha rrethanat lidhur me kryerjen e këtij krimi, ndihmësit e tij eventual, si dhe motivin.
“Edhe njëherë apelojmë institucionet e pushtetit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë së BeH-së që të bëhet emërimi i prokurorit të Departamentit kundër terrorizmit të cilin e presim tashmë disa muaj. Kapaciteti i tanishëm në të cilin vetëm dy prokurorë janë të angazhuar në hetimet e këtyre veprave penale nuk mjafton për punë efikase kundër terrorizmit”, tha Grubeshiç.
Enes Omeragiç, i dyshuari për sulmin me armë zjarri të mërkurën mbrëma, në të cilin humbën jetën dy ushtarë të forcave të armatosura të BeH-së, kreu vetëvrasje disa minuta para mesnatës.