Ekip
14 Qershor 2021•Përditësim: 14 Qershor 2021
Gjatë bastisjeve të forcave izraelite sot në Bregun Perëndimor të okupuar, u plagosën dy palestinezë, bëri të ditur një zyrtar lokal, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat izraelite bastisën një shtëpi në qytetin Jiftlik, në veri të Erihas, për të arrestuar dy të rinj palestinezë, tha për AA, shefi lokal i qytetit, Ahmed Gwanmeh.
Ai tha se dy të rinjtë u plagosën kur ushtarët izraelitë hapën zjarr gjatë bastisjes.
"Një i ri u plagos rëndë dhe u transferua me helikopter ushtarak", tha Gwanmeh, pa dhënë detaje të tjera.
Ushtria izraelite ende nuk ka lëshuar komunikatë zyrtare mbi bastisjen.
Forcat izraelite kryejnë bastisje në qytete dhe zona palestineze pothuajse çdo ditë me pretendimin për arrestimin e palestinezëve të kërkuar.
Rreth 5.300 palestinezë mbahen në burgjet izraelite, përfshirë 40 gra, 250 fëmijë dhe 520 të arrestuar administrativë, sipas grupeve palestineze të të drejtave.