Ahmed Muharem
14 qershor 2023•Përditësim: 15 qershor 2023
Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, në përbërjen e re të Parlamentit të Malit të Zi do të ketë vetëm 17 gra, apo 21 për qind, që është përqindja më e ulët që nga zbatimi i sistemit të kuotës, njoftoi Qendra për të Drejtat e Grave dhe Asociacioni "Spektra", raporton Anadolu.
OJQ-të thanë se të dhënat i morën pas shqyrtimit të pozitës që kanë gratë në listat e konfirmuara zgjedhore që kanë fituar statusin e deputetit.
Sipas tyre, në vitin 2016 në ulëset e Parlamentit kishte 19 gra, apo 23 për qind ndërsa në vitin 2020 ishin 18 apo 22 për qind.
"Kjo është përqindja më e ulët e grave që nga zbatimi i sistemit të kuotës, i cili parashikon që në grupin prej 4 kandidatëve në listën zgjedhore, një duhet të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar", thuhet në deklaratë.
Qendra për të Drejtat e Grave dhe Asociacioni "Spektra" theksuan se pas më shumë se 10 vitesh ata mbetën të zhgënjyer edhe nga pritshmëritë e tyre më optimiste.
"Madje, edhe nëse kandidatë të caktuar nga lista zgjidhen në pushtetin ekzekutiv ose japin dorëheqje nga postet e tyre parlamentare, nuk ka gjasa që përqindja fillestare e grave në ulëset parlamentare të ndryshojë ndjeshëm", thuhet në deklaratë.