Erkan Avci
29 Dhjetor 2015•Përditësim: 29 Dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) - Anija me më shumë se 12.5 ton uranium të pasuruar lundroi nga Irani në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se ishte një hap i madh drejt përmbushjes së angazhimeve të Iranit në kuadër të programit bërthamor.
"Jam i lumtur dhe mund të them se ka shenja të rëndësishme të përparimit të rëndësishme në përmbushjen e detyrimeve në përputhje me marrëveshjen për programin bërthamore të Iranit", tha Kerry.
Ai theksoi se është dorëzuar i tërë materiali bërthamor i Iranit të pasuruar me 20 përqind.