Onur Usta
30 Mars 2016•Përditësim: 30 Mars 2016
PARIS (AA) - Franca gjat këtij viti do t'u japë fund operacioneve ushtarake në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ), të cilat kanë filluar në fund të vitit 2013, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky informacion për gazetarët u konfirmua në Bangui nga ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian. Ai tha se veprimet ushtarake të quajtura "Sangaris", të cilat u zhvilluan në RAQ, do të përfundojnë deri në fund të këtij viti.
Ministri francez theksoi se ka përfunduar misioni i forcave franceze në këtë pjesë dhe se është rivendosur siguria.
Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara (KB) kanë ndërmarrë hapa në lidhje me akuzat e abuzimit seksual nga paqeruajtësit e Bashkimit Evropian (BE) në RAQ.