Enes Kaplan,Kadir Karakuş
22 Janar 2016•Përditësim: 22 Janar 2016
BERLIN (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, pas takimeve në Davos është nisur drejt Gjermanisë ku është pritur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel me një ceremoni zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas dy himneve të dy vendeve në ambientin ceremonial në selinë e qeverisë, kryeministri Davutoğlu ka përshëndetur skuadrën ceremoniale dhe më pas janë prezantuar delegacionet përkatëse.
Gjithashtu në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri turk, Yalçın Akdoğan, ambasadori i Turqisë në Berlin, Hüseyin Avni Karslıoğlu dhe disa deputetë.
Pas ceremonisë së pritjes Davutoğlu dhe Merkel kanë kaluar në ndërtesën e Kancelarisë Federale për të realizuar takimet kokë më kokë dhe mes delegacioneve.