Mümin Altaş
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe mësohet se kanë shkëmbyer pikëpamjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, krizën e migracionit dhe çështjen e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës e bërë nga Kryeministria e Turqisë, bëhet e ditur se Kryeministri Davutoğlu me kërkesën e palës tjetër mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në deklaratë thuhet se dy liderët kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, krizën e migracionit dhe çështjen e Sirisë.
Ndër të tjera thuhet se: "Kryeministri dhe Kancelarja Merkel, gjithashtu kanë shkëmbyer mendimet për mbledhjen në të cilën me pjesëmarrjen e kryeministrit dhe disa liderëve të BE-së do të diskutohen çështjet në lidhje me bashkëpunimin dhe koordinimin për krizën e migracionit që do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel."