Mahmoud Mohamed Barakat
17 Korrik 2023•Përditësim: 19 Korrik 2023
Tempulli i Hatshepsutit, faraonit të parë femër në Egjiptin e lashtë që mbretëroi gjatë dinastisë së 18-të, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë në Luksor, raporton Anadolu.
Qyteti i Luksorit në Egjiptin jugor është i njohur për bollëkun e strukturave të lashta, duke përfshirë këtë tempull të mrekullueshëm, i cili u ndërtua për sundimtaren e shquar femër.
I vendosur në bregun perëndimor të Luksorit me pamje nga lumi Nil, oborri i tempullit qëndron përballë shkëmbinjve, duke i dhënë një pamje tërheqëse si për turistët vendas, ashtu edhe për të huajt.
Tempulli trekatësh magjeps vizitorët nga e gjithë bota.