Turqia, Kulturë

Shpallen fituesit e Istanbul Photo Awards 2021

Fotoreporteri nga Bangladeshi Mohammed Shajahan fitoi çmimin Fotografia e Vitit me veprën e tij "Dashuria e Nënës"

Dilan Pamuk  | 11.05.2021 - Përdıtësım : 12.05.2021
Shpallen fituesit e Istanbul Photo Awards 2021

Ankara

Fotografia e Mohammed Shajahan nga Bangladeshit me titull "Dashuria e Nënës" fitoi çmimin Fotografia e Vitit në Istanbul Photo Awards 2021, edicionin e shtatë i konkursit vjetor ndërkombëtar të fotografisë të organizuar nga Anadolu Agency (AA) për të mbështetur fotoreporterët.

Pandemia COVID-19, e cila ka tronditur botën, ka treguar edhe një herë se si fotoreporterët dhe stafi i informimit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre me përkushtim në kushte sfiduese.

Në këtë periudhë sfiduese, konkursi Istanbul Photo Awards vazhdon të mbështesë sektorin në kushtet më të mira.

Fituesit e Istanbul Photo Awards, duke zbuluar cilësinë e një platforme globale ku 12.000 fotografë janë regjistruar në vitin e saj të shtatë, janë zgjedhur nga juria ndërkombëtare e përbërë nga emra prestigjiozë të botës së fotografisë.

Fotografia e fotografit nga Bangladeshi Mohammed Shajahan e titulluar "Dashuria e Nënës", e zgjedhur nga mesi i gati 15.000 fotografive të paraqitura nga pjesë të ndryshme të botës, fitoi çmimin fotografisë më të mirë të vitit 2021.

Në kategorinë "lajme tek", fotoreporteri i AFP-së Yuri Cortez mori çmimin e dytë me punën e tij në të cilën paraqiste të burgosurit në burgun Quezaltepeque në El Salvador.

Fotoreporteri i AP-së Petros Giannakouris fitoi çmimin në vendit të tretë me fotografinë e tij që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen refugjatët që u larguan nga kampi në Greqi.

Fotografitë e Cortez dhe Giannakouris në një mënyrë tregojnë se si në botë zhvillohen agjenda të ndryshme.

Informacionet në lidhje me jurinë e vitit 2021 dhe fotografitë fituese të çmimeve të viteve të mëparshme mund të ndiqen nëpërmjet faqes së internetit (http://istanbulphotoawards.com).

Fotoreporteri i Reuters Goran Tomasevic, fotoreporteri i Agjencisë NOOR Yuri Kozyrev, prezantuesja vizuale Marion Mertens, ish-drejtori i AFP-së për Zhvillimin e Fotografive Michel Scotto, autorja dhe fotoreporterja Deborah Copaken, fotoreporteri kryesor i Getty Images, Cameron Spencer, fotoreporteri Ahmet Sel, Kryeredaktori i Lajmeve Vizuale të AA-së, Hasan Öymez, dhe Redaktori i Fotografive në AA Fırat Yurdakul ishin pjesë e jurisë.

Anëtarët e jurisë përzgjodhën fituesit përmes një platforme që u krijua ekskluzivisht për konkursin nga ekipi i teknologjisë informatike i AA-së për shkak të pandemisë.

"Duke e çuar garën në një nivel më të lartë çdo vit, ne mbështesim fotoreporterët që dëshmojnë momentet"

Lidhur me konkursin, Kryetari i Bordit dhe Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Serdar Karagöz, theksoi se pandemia COVID-19, e cila ka pushtuar gjithë botën, zbuloi edhe një herë se në çfarë kushte të vështira fotoreporterët dhe stafi i informimit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre me përkushtim.

"Si AA, ne vazhdojmë të mbështesim sektorin me të gjitha forcat përmes konkursit Istanbul Photo Awards. Duke e çuar garën në një nivel më të lartë çdo vit, ne mbështesim fotoreporterët që dëshmojnë momentet", tha ai.

Duke deklaruar se gati 15.000 fotografi nga pjesë të ndryshme të globit garuan në konkurs, Karagöz tha: "Rreth 1,206 fotografë të 96 kombësive të ndryshme u bashkuan me konkursin me një total prej 14.740 fotografish.

Karagöz vuri në dukje se cilësia e fotografive të paraqitura rritet çdo vit, ndërkaq, anëtarët e jurisë kishin shumë vështirësi në zgjedhjen e tyre.

"Bërja e një platforme ku 12.000 fotografë janë regjistruar në raundin e shtatë të konkursit nxjerr në pah cilësinë e Istanbul Photo Awards. Juria jonë, e përbërë nga emra prestigjiozë të botës së fotografisë, zgjodhi fituesit në një platformë që ne përgatitëm posaçërisht për shkak të pandemisë. Falënderoj secilin prej tyre për kontributin e tyre në konkurs", deklaroi Karagöz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.