Kulturë

Mbahet manifestimi tradicional "Apriliada – Shkupi Qeshet"

Manifestimi në fjalë u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve "Karposh" (QKFK) dhe Qyteti i Shkupit

Bekim Laci  | 01.04.2019 - Përdıtësım : 02.04.2019
Mbahet manifestimi tradicional "Apriliada – Shkupi Qeshet" ( Bekim Laci - Anadolu Agency )

Shkup

Fëmijë të veshur si super-heronjtë e tyre, "pushtuan" sot sheshin e qytetit të Shkupit me rastin e manifestimi tradicional "Apriliada-Shkupi Qeshet" që mbahet me rastin e 1 Prillit, Ditës së Shakasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Manifestimi në fjalë u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve "Karposh" (QKFK) dhe Qyteti i Shkupit, të cilët ishin përkujdesur që shënimi të bëhet përmes performimeve të ndryshme në skenën e ngjitur në shesh, ku ishte vendosur edhe një kënd me figurat e super-heronjve filmik, ku mund të fotografoheshin më të vegjlit.

Në prononcimin e saj për mediat, drejtoresha e QKFK-së, Biljana Lalçevska Serafimovska, u shpreh e lumtur për numrin e madh të fëmijëve të cilët kanë ardhur në shesh të organizuar nga kopshtet dhe shkollat ku mësojnë.

"Nga ky vit kemi një koncept të ri të organizimit, pasi siç shihni përveç aspektit argëtues do të kemi edhe zonat e argëtimit ku të rinjtë do të mund të argëtohen me aktivitetet nga më të ndryshmet, siç është edhe foto-muri, ku mund të fotografohen me super-heronjtë", tha ajo.

Eventin e hapi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i cili në fjalimin e tij të shkurtë, u tha më të vegjëlve se sot përmes maskave, ata do tu tregojnë prindërve dhe mësuesve të tyre se çfarë fëmijërie dëshirojnë të kenë, se dëshirojnë një fëmijëri të lumtur.

"Neve, të rriturve na ngelet që nga nesër atë të cilën ju si fëmijë e dëshironi, ne të rriturit t’ua mundësojmë, sepse ju meritoni të jetoni në një qytet i cili do të jetë më i bukur, më i pastër dhe me ajër më të shëndetshëm", tha Shilegov i cili u bëri thirrje prindërve që baskërisht ta bëjnë qytetin akoma më të bukur.

Programi për 1 Prillin vazhdon gjatë gjithë ditës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.