Kulturë

Këngëtari Goran Bregoviç mbajti koncert në Shkup

Këngëtari i njohur me orkestrën e tij performoi këngët më të njohura me të cilat u bë i famshëm jo vetëm në rajon, por edhe më gjërë

Admir Fazlagikj  | 23.03.2019 - Përdıtësım : 25.03.2019
Këngëtari Goran Bregoviç mbajti koncert në Shkup Foto: Vedat Abdul/AA

Shkup

Në sallën e Qendrës Sportive "Boris Trajkovski" në Shkup është mbajtur koncerti i këngëtarit të njohur Goran Bregoviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Publiku që kishte mbushur sallën, me duartrokitje dhe brohoritje mirëpriti Bregoviçin dhe orkestrën e tij, ndërsa ai i falënderoi të pranishmit duke shprehur kënaqësi që gjendet në Shkup.

Këngëtari Goran Bregoviç mbajti koncert në Shkup

SHKUP (AA) - Në sallën e Qendrës Sportive "Boris Trajkovski" në Shkup është mbajtur koncerti i këngëtarit të njohur Goran Bregoviç. ( Vedat Abdul - Anadolu Agency )

Në kuadër të koncertit u bë prezantimi i projektit „Three letters from Sarajevo" (Tre letra nga Sarajeva), i cili në Shkup u paraqit me Filarmoninë e Maqedonisë dhe me orkestrën e tij të quajtur “Orkestra për dasma dhe funerale”.

Projekti „Three letters from Sarajevo" është kompozuar për violinë klasike, orientale dhe klezmer. Me këtë projekt, siç shprehet edhe vetë Bregoviç, ofrohet një vizion artistik për një jetë të re, më të qetë, më tolerante, multikulturore dhe multikonfesionale. Premiera e projektit ishte në Paris në vitin 2016.

Gjatë përgatitjeve të koncertit të Bregoviçit në Shkup, produksioni Avallon që organizoi koncertin, njoftoi se „Three letters from Sarajevo“ është “albumi 'еthno world' më i shitur në botë për vitin 2018, duke përfshirë edhe Amerikën”.

Këngëtari i njohur me orkestrën e tij performoi këngët më të njohura me të cilat u bë i famshëm jo vetëm në rajon, por edhe më gjërë.

Goran Bregoviç është lindur në vitin 1950 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Ai ishte frontmeni i grupit “Bijelo dugme”, njëra nga grupet muzikore më të famshme në ish-Jugosllavi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın