16 Dhjetor 2022•Përditësim: 19 Dhjetor 2022
ABDULLAH AŞIRAN -
Në "Festivalin e dritave" në qytetin Hagë të Holandës janë paraqitur për qytetarët shfaqje në të cilat përmes dritave pasqyrohen ngjarje historike, struktura dhe diversiteti i qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Festivali i emërtuar "The Hague Highlights" i cili mbahet këtë vit për të katërtën herë nga Fondacioni "Këndi i Muzeve të Hagës" ka tërhequr vëmendje të madhe.
Vizitorët do të kenë mundësi që veprat e vendosura në 5 pika të ndryshme të qytetit t'i shohin gjatë periudhës 17:00-23:00 në platformat speciale të ngritura për festivalin.
Shfaqjet e përgatitura nga artistët holandezë në të cilat përmes dritës pasqyrohen ngjarje historike, struktura dhe diversiteti i qytetit do të vazhdojnë deri më 18 dhjetor.
Marielle, një artiste që nuk dëshiron të zbulojë mbiemrin tha se në festivalin e dritave ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar. Në një deklaratë për AA, Marielle tha: "Festivali i dritave në Hagë është mrekulli e jashtëzakonshme. Kryesisht lulet me ngjyra të bukura në Mauritshuis janë të mrekullueshme. Kemi vizituar edhe të tjerat, edhe ato janë të bukura por kjo është e preferuara ime".
Ajo tha se i pëlqejnë shumë këto iniciativa dhe bëri të ditur se do të ishte bukur sikur pikat e festivalit të ishin më shumë dhe të kryheshin në lagje të ndryshme.
Kim van de Giessen shpjegon se të gjitha ndërtesat në qytet marrin pamje të ndryshme natën me dritat dhe se festivali i duket shumë i bukur.
Ndërsa Lorenza Gallo tha se "Është ardhja ime e parë në Hagë dhe në këtë festival dritash marr pjesë për herë të parë".
Maria Hans e cila shpjegon se jeton prej 4 vitesh në Hagë tha se festivali është një shfaqe e bukur e organizuar nga Bashkia e Hagës.
"Jam me të vërtetë shumë e lumtur që ndjek sot këtë shfaqe të bukur nën shoqërimin e muzikës. Me lule në sfond, muzikë dhe unitetin e të dyve, padyshim më e bukura është Mauritshuis", tha Hans.
Paul de Kleine tha se ka vizituar më parë festivalin e dritave në Amsterdam por që festivalin në Hagë e viziton për herë të parë. "Sapo kemi ardhur dhe kjo është shfaqja e parë në vendin ku ndodhemi. Do t'i vizitojmë të gjitha. Me të vërtetë mrekulli", shtoi De Kleine.