Cüneyt Karadağ
11 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
MYNIH (AA) - Në qytetin gjerman të Mynihut është hapur panairi më i madh në botë i ndërtimtarisë, makinerive të ndërtimit dhe pajisjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Panairi, i cili mbahet çdo tre vjet, u hap zyrtarisht nga nënkryetari i qeverisë gjermane dhe njëherësh ministër i Ekonomisë, Sigmar Gabriel.
Gjithsej 3,400 kompani nga 60 vende iu prezantojnë vizitorëve arritjet e fundit, makineritë, pajisjet dhe produktet e sektorit të ndërtimit.
Në panair marrin pjesë mbi 150 kompani nga Turqia, ndërsa kreu i kompanisë asfaltuese E-MAK dhe grupimit SIMGE, Nezir Gencer, deklaroi për AA se kjo është hera e pestë që marrin pjesë në panairin prestigjioz.