Vesna Besiç
28 Janar 2017•Përditësim: 28 Janar 2017
KUALA LUMPUR (AA) – Një numër i madh i kinezëve dhe turistëve në Kuala Lampur të Malajzisë me vizitën në tempullin Thean Hou shënuan Vitin e Ri kinez që në Kinë quhet edhe Festa e Pranverës, raporton Anadolu Agency (AA).
Viti i Ri kinez ose Festa e Pranverës është festa më e rëndësishme dhe më solemne kineze në mbarë vitin, ndërsa sipas traditës, kjo festë kremtohet më shumë se 4.000 vite.
Njihet edhe me emrin Viti i Ri lunar, kryesisht jashtë Kinës. Kremtimi në mënyrë tradicionale fillon në ditën e parë të muajit lunar në fillim të vitit sipas kalendarit kinez.
Kremtimi përfundon në ditën e 15-të pas fillimit të vitit kinez, kur është festivali i dritave.
Viti i Ri kinez festohet në fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës, ndërsa ka ngjashmëri edhe me karnavalet në Perëndim.
Kremtohet edhe në Kinë edhe në shtetet, ku jetojnë shumë banorë kinezë siç janë Koreja e Jugut dhe dhe e Veriut, Mongoli, Nepal, Butani dhe Vietnam.