Aldıjana Hadzıc
15 Mars 2016•Përditësim: 16 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme veçojmë:
44. p.e.s: Një grup i senatorëve gjatë hyrjes së tyre ne Senat kryen atentat ndaj Gaius Jul Çezar-it, njëri nga perandorët më të famshëm romak.
Në vitin 1493: Lundërtari Christopher Columbus mbërriti në Spanjë pas udhëtimit të tij të parë në botë.
Në vitin 1876: Ka lindur Faik Konica, magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtarë dhe shkrimtar shqiptar.
Në vitin 1892: Shpikësi Jesse Reno patentoi shkallët lëvizëse.
Në vitin 1906: Themelohet fabrika e automobilave dhe motorave të avionit Rolls-Roys. Fabrikën e themeluan Charles Steëart Rolls dhe Henry Royce.
Në vitin 1933: Giuseppe "Joe" Zangara tentoi të bëjë atentat ndaj presidentit amerikan Franklin Roosvelt. Në këtë sulm u vra kryebashkiaku i Chicagos, Anton Cermak.
Në vitin 1972: Ka lindur aktorja amerikane Eva Longoria.
Në vitin 2011: Në Siri filluan protestat masovike të qytetarëve të cilët kërkuan reforma demokratike që ishte shkak për luftën civile në këtë vend.