Hilal Uştuk
04 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
STAMBOLL (AA) – Romani i njohur kriminalistik i shkrimtares Agatha Christie “Vrasja në Orient Express”, sërish do të ekranizohet, ku në të mes tjerash do të aktrojë edhe Johnny Depp, raporton Anadolu Agency (AA).
Regjisori i filmit, me skenar të Michael Green, do të jetë Kenneth Branagh.
Në përbërje të aktorëve të 'remake'-t përveç Depp do të jenë Michelle Pfeiffer dhe Daisy Ridley. Xhirimet e para janë planifikuar për në nëntor, ndërsa duhet të mbahen në Londër.