Nazmi Abduramani
14 Tetor 2015•Përditësim: 15 Tetor 2015
SHKUP (AA) - Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me mbështetje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni sot bëri hapjen e konferencës shkencore historike dyditore me temë “Jeta shoqërore e shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë konferencë shkencore, me punimet e tyre marrin pjesë mbi 30 studiues të njohur nga shumë qendra shkencore të vendit dhe jashtë, të cilët do të sjellin fakte dhe dëshmi të reja për historinë e shqiptarëve të Shkupit dhe rrethinës në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore.
Ministri i Arsimit i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi në fjalën e tij tha se dikasteri që drejton ai do të vazhdojë mbështetjen e këtyre aktiviteteve me qëllim që të mund të dilet me fakte të reja historike.
“Është një aktivitet i rregullt i përkrahur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ne do të vazhdojmë të përkrahim jo vetëm këtë Institut, por edhe institutet e tjera të cilat organizojnë jo vetëm për të nxjerrë fakte të reja historike por për të na ndihmuar që historia të shkruhet drejtë ashtu siç është në bazë të fakteve dhe argumenteve. Dhe më e rëndësishmja që të na ndihmojnë këto institute për të përpiluar edhe tekste shkollore për histori të cilat ndonjëherë janë kontestuese ndonjëherë janë kontraverse dhe ndonjëherë janë me burime të dyshimta”, tha Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.