Fatjon Cuka
02 Gusht 2017•Përditësim: 02 Gusht 2017
TIRANË/DURRËS (AA) - Festivali “Netët e muzikës klasike” këtë vit vjen në edicionin e tetë dhe organizohet në qytetin e Durrësit, transmeton Anadolu Agency (AA).
I organizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit festivali edhe këtë edicion nxjerrë në skenë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj, nga rajoni dhe më gjerë.
Festivali ka nisur me koncertin “Netët e Muzikës Baroke”, ku për publikun ka performuar Orkestra Rinore e Durrësit.
Ky edicion vjen me drejtues artistik violinistin Florian Vlashi dhe drejtues të përgjithshëm kompozitorin Haig Zacharian.
Në Bienale do të jepet Çmimi “Solisti i Ri i Netëve të Muzikës Klasike”, ndërsa festivali do të mbyllet më 8 gusht.