Nyoni, vendbanimi historik nga Perandoria Romake
Qyteti Nyon në kantonin Vaud të Zvicrës, bashkon entuziastët e historisë me strukturat e tij të rëndësishme si kështjella Prangins dhe rrënojat romake
Switzerland
NYON (AA) - GÖKTUĞ ERGÜN - Qyteti Nyon në Zvicër, 25 kilometra larg Gjenevës, tërheq turistët me strukturën e tij historike që ka mbetur e paprekur për shekuj dhe qetësinë në brigjet e Liqenit të Gjenevës.
Nyoni, një qytet në kantonin Vaud me një popullsi prej afro 23 mijë banorësh, bashkon entuziastët e historisë me strukturat e tij të rëndësishme si kështjella Prangins dhe rrënojat romake.
%2F20250504_2_68874221_112518301.jpg)
Nyoni, historia e të cilit daton që nga viti 50 para Krishtit dhe besohet se është themeluar nga perandori romak Jul Cezari në fillim të shekullit të 2-të, njihet gjithashtu si një qytet port.
Amfiteatri, i cili u zbulua gjatë gërmimeve në rajon në vitin 1996 dhe Muzeu Romak nëntokësor janë lokacionet e para që vizitohen nga turistët.
%2F20250504_2_68874221_112518305.jpg)
Përveç afër 20 mijë veprave në inventarin e tij, muzeu paraqet edhe gjurmë të jetës së përditshme në qytetin romak të asaj periudhe.
- "Ekspozojmë vetëm objekte historike interesante"
Drejtoresha e Muzeut Romak, Malika Bossard i tha AA-së se qyteti u themelua nga romakët dhe se në këtë zonë kishte struktura romake.
Ajo tha se muzeu paraqet gjurmë të jetës romake gjatë kësaj periudhe. "Ne ekspozojmë afërsisht 400 objekte në muze. Megjithatë, ka shumë më tepër në depo. Gati 20 mijë objekte janë tepër për t'u paraqitur këtu. Ne ekspozojmë vetëm objekte historike interesante. Muret brenda muzeut formojnë themelin e bazilikës, e cila ishte qendra administrative e qytetit gjatë periudhës romake", deklaroi Bossard.
Në vazhdim ajo tha se megjithëse muzeu është i vogël, vitin e kaluar ata pritën 18 mijë turistë. "Ne presim që ju të vizitoni muzeun romak. Është një muze shumë i veçantë, është nëntokësor, ka atmosferë shumë të veçantë këtu për shkak të mureve. Mure romake janë autentike dhe japin atmosferë shumë të veçantë", nënvizoi Bossard.
