Kulturë

Filmi turk "Dilsiz" premierën botërore e bëri në Sarajevë

Premiera e filmit regjisori i së cilës është Murat Pay, ndërsa në atë kanë marrë rolet e tyre artistë të njohur nga Turqia si Ozan Çelik, Mim Kemal Öke, Vildan Atasever dhe Emin Gürsoy, ka tërhequr vëmendje të madhe në Sarajevë

Sanela Crnovrsanin   | 18.08.2019
Filmi turk "Dilsiz" premierën botërore e bëri në Sarajevë ( Mustafa Öztürk - Anadolu Agency )

Sarajevë

Premiera botërore e filmit turk "Dilsiz" (Memec) që flet për kryqëzimin e rrugëve të mjeshtrit të veçuar të kaligrafisë dhe një piktorit të ri, është bërë në kuadër të Festivalit të 25-të të Filmit në Sarajevë, në Bosnjë Hercegovinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Premiera e filmit regjisori i së cilës është Murat Pay, ndërsa në atë kanë marrë rolet e tyre artistë të njohur nga Turqia si Ozan Çelik, Mim Kemal Öke, Vildan Atasever dhe Emin Gürsoy, ka tërhequr vëmendje të madhe në Teatrin Kombëtar në Sarajevë.

Regjisori Pay, në deklaratën për AA para premierës, tha se filmi së pari është planifikuar të jetë një dokumentar por më vonë është shndërruar në një film trillimi, duke treguar se me anë të artit të kaligrafisë storja e filmit është bërë më shumë trillim.

Ai theksoi se në filmin "Dilsiz" kanë dalë jashtë marrëdhënies së shumë përdorur mjeshtër-çirak.

"Vallë mundet edhe mjeshtri të kërkojë një ndryshim? U munduam që të bëjmë një storje të mjeshtrit dhe çirakut ku lartësohet grada e mjeshtrit, e jo një profil i mjeshtrit të përkryer por një pjekuri që vazhdon ndryshimin", u shpreh ai duke treguar se edhe ditën e sotme e kanë marrë parasysh.

Producenti Murat Erdağı, nga ana e tij, theksoi se TRT-ja ka përkrahur projektin dhe kanë përparuar bashkë si një bashkëprodhim. "Edhe në procesin e bashkëprodhimit dhanë mbështetje serioze. Gjithashtu edhe Albaraka Türk e mbështeti projektin. Edhe ata kanë një interes të veçantë ndaj artit të kaligrafisë", tha ai.

Ai potencoi se projekti është i veçantë për arsye se sërish e ka sjellë në rend dite marrëdhëniet mjeshtër-çirak të cilët janë duke u harruar.

- "Për mua është festivali më i vlefshëm në botë"

Vildan Atasever, aktorja e filmit, duke theksuar se vlera e artit të kaligrafisë nuk është arritur të kuptohet aq shumë, tha se me anë të filmit janë munduar të tregojnë thellësitë e misticizmit dhe artit të kaligrafisë si dhe rëndësinë e këtij arti.

"Pashë që jo vetëm shkrimi, por edhe të kuptuarit e thellësisë i jep një vizion jete, qëndrim të mrekullueshëm njeriut. Besoj se tani të rinjtë do të tregojnë interes ndaj artit të kaligrafisë dhe do të mund të mbrojmë artin tonë", tha ajo duke treguar se për rolin e saj në film ka mësuar 3 muaj kaligrafi.

Një aktor tjetër, Emin Gürsoy, Sarajevën me një festival e cilësoi si "lulëzimi i një stepe".

"Ishte shumë ndryshe të dëgjosh në Turqi atë që ndodhi para një kohe të afërm këtu, por të vish këtu dhe të shohësh gjurmët e plumbave në ndërtesat, të jesh dëshmitar me të vërtet është për t'u pikëlluar. Është një shpresë e madhe për jetën organizimi i një festivali të këtillë. Shpresoj që të vazhdojë shumë vite. Për mua është ndoshta festivali më i vlefshëm në botë", theksoi Gürsoy.

Filmi është bërë nga Rasathane Film, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, ndërsa ka fituar Çmimin e Bashkëprodhimit të TRT. Filmi shtyn ata të cilët e shikojnë të mendojnë gjatë dhe tërheq vëmendjen me fjalitë e thella dhe kuptimplota.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın