Fillon gara e Eurovizionit në Tel Aviv
Eurovizioni do të mbahet në qytetin Tel Aviv të Izraelit nga 14 deri më 18 maj

Kuds
Gara e sivjetme e këngës në Evropë, e njohur si Eurovizion, zyrtarisht filloi të dielën në qytetin Tel Aviv të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
41 garuesit kaluan nëpër qilimin e portokalltë të shtruar në sheshin Habima në qendër të qytetit.
Gjatë vitit, aktivistë anekënd botës, duke përfshirë edhe 150 artistë, kanë mbledhur nënshkrime dhe kanë shpërndarë broshura për të bojkotuar këtë festival.
Gara e Eurovizionit, e cila këtë vit do të mbahet në Tel Aviv nga 14 deri më 18 maj, është një konkurrim ndërkombëtar në muzikë që organizohet nga Unioni i Transmetuesve Evropianë që nga viti 1956.
Ky konkurs është ngjarja më e madhe josportive në botë për sa i përket shikueshmërisë, duke tërhequr qindra miliona shikues nga e gjithë bota.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.