Rasta, historia e gjallë e Etiopisë
Ajo që i dërgon këta njerëz me ngjyrë nga një cep i botës në një qytezë është dëshira për të ikur nga tokat e njeriut të bardhë ku shkuan si robër, si dhe shpëtimi nga sistemi kolonist dhe burgjet që i emërtojnë si "Babylon"

Addis Ababa
ADDIS ABABA (AA) - Rasta-t të cilët njihen me flokët dhe muzikën që ata bëjnë, shijojnë "Etiopinë e tyre" mijëra kilometra larg vende ku kanë lindur, raporton Anadolu Agency (AA).
Vite më parë Rasta-t u vunë në ndjekje të besimit të tyre dhe si rrjedhojë u vendosën 255 kilometra në largësi të kryeqytetit të Etiopisë, në Shashamenia. Xhamajkanët Rasta të cilët besojnë se ndodhen në tokën e premtuar, shprehin lumturinë e shpëtimit nga "Babilonia".
Aktivisti Marcus Garvey nga Xhamajka mbron kthimin e njerëzve me ngjyrë në Afrikë dhe beson se ish-Imperatori i Etiopisë, Haile Selassie, është një i dërguar nga Zoti. Në ditët e sotme Rastafarianism-i ka më shumë se një milionë ndjekës.
Ajo që i dërgon këta njerëz me ngjyrë nga një cep i botës në një qytezë është dëshira për të ikur nga tokat e njeriut të bardhë ku shkuan si robër, si dhe shpëtimi nga sistemi kolonist dhe burgjet që i emërtojnë si "Babylon".
Rastalar besojnë se Etiopia është toka e premtuar. Ata besojnë gjithashtu se një ditë do të zbresë mesihu (shpëtimtari) në tokë, për ta kthyer atë në një parajsë dhe se ky vend do të jetë Afrika.
Rasta-t të cilët ushqehen nga Jehudizmi dhe Krishterimi, nuk hanë mish, nuk përdorin alkool dhe nuk konsumojnë duhan, por ata janë të lidhur ngushtë me një lloj droge e cila quhet ganga (marijuanë).
Qyteza Shashamenya është themeluar nga ish-Imperatori i Etiopisë, Selassie në vitin 1948. Ajo shtrihet në një hapësirë prej 2 mijë dynymësh dhe është ndërtuar për njerëzit me ngjyrë që duan të kthehen në Afrikë.
"Jemi në tokën e premtuar"
Ras Binge, prifti xhamajkan, 68 vjeçar i kishës Rasta në Shashamernia, pret vizitorët në kishën me mure të mbushura me piktura, daullet e rreshtuara pranë mureve dhe me flamujt e Rasta-s që ka ngjyrat e verdha, të gjelbër dhe të kuqe.
Ndërsa kur e pyet Binge-n se çfarë i ka sjellë ata në një qytezë kaq të vogël, ai thotë:"Ndoqëm të dërguarin e Zotit, Marcus Garvey-n dhe ndriçimin e Jah-ut (Zotit). Shpëtuam nga Babylon-i i tmerrshëm dhe përqafuam lirinë tonë."
Ndërkohë që flet Ras Binge mbështjell dhe gangan e tij. "Këtu jemi në tokën e premtuar. Jemi në kishën e zotit tonë që jeton, Haile Selassie", thotë ai.