Jamal Khashoggi

Senatorët reagojnë ndaj qeverisë së Trumpit për vrasjen e Khashoggit

"Meqë nuk ka një vendosmëri të tillë, Senati duhet të bëjë diçka për këtë nëse nuk dëshiron të pranojë vrasjen e një gazetari rezident në SHBA", tha Menendez

Emre Aytekin  | 05.03.2019 - Përdıtësım : 06.03.2019
Senatorët reagojnë ndaj qeverisë së Trumpit për vrasjen e Khashoggit

Washington

Senatorët e Komitetit të Senatit të SHBA-ve për Marrëdhëniet me Jashtë reaguan ndaj qeverisë së presidentit amerikan Donald Trump për faktin se nuk ka marrë masa të nevojshme në lidhje me çështjen për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën saudite në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Senatorët në një konferencë të mbyllur për media në Kongres pasi kanë marrë informacione në lidhje me vrasjen e Khashoggit nga zyrtarët e qeverisë, kanë kritikuar qeverinë e Trumpit për mos gjetjen e informacioneve të reja gjatë periudhës që ka kaluar dhe për mos ndërmarrjen e hapave të nevojshëm sanksionuese kundër qeverisë së Rijadit.

Senatorët kanë tërhequr vëmendjen se atyre nuk u është dhënë përgjigje pavarësisht se ka kaluar afati 120 ditor ndaj kërkesës që komiteti i ka bërë qeverisë së Trumpit në kuadër të "Ligjit Global për të Drejtat e Njeriut Magnitsky" për zbatimin e sanksioneve ndaj qeverisë së Rijadit.

Në këtë siutuatë Senati duhet të japë vendimin e tij për çështjen e sanksioneve, kanë theksuar senatorët ndër të tjera.

Anëtari i Komitetit, senatori demokrat i New Jersey, Bob Menendez në një deklaratë pas takimit duke vënë në dukje se qeveria e Trumpit nuk i është përgjigjur asnjë kërkese për sanksionet. "Ligji është shumë i qartë. Në këtë pikë duhet të ketë një vendosmëri. Meqë nuk ka një vendosmëri të tillë, Senati duhet të bëjë diçka për këtë nëse nuk dëshiron të pranojë vrasjen e një gazetari rezident në SHBA", tha ai.

Senatori demokrat Chris Murphy ka bërë të ditur se në këtë takim informues ndaj tyre, nuk është dhënë ndonjë informacion i ri për çështjen e vrasjes, madje në takim nuk kanë qenë të pranishëm as edhe punonjësit e inteligjencës. "Kjo është kryer me qëllim, nuk dëshirojnë që shërbimet e inteligjencës të bisedojnë me ne. Ata që na informuan nuk kishin asnjë informacion të ri dhe gjithashtu nuk kishin as leje të na jepnin informacione të reja", tha Murphy.

Vrasja e Khashoggit do të vazhdojë të mbetet në rend dite të Senatit. Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, Jim Risch i cili në një deklaratë me shkrim tha se "Senati do të vazhdojë të ndjekë ngjarjen".

Vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi më 2 tetor 2018 pasi hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll për procedura për martesë dhe ngjarjet që ndodhën më pas mbeten në axhendën e Turqisë dhe komunitetit botëror.

Gjatë periudhës pas vrasjes u zbuluan informacione për kohën, vendin dhe mënyrën se si u vra Khashoggi, por ende nuk është qartësuar se ku ndodhet trupi i tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.