Yunus Hocaoğlu
22 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
ERZURUM (AA) –Uzundere, që është pjesë e rrjetit të qyteteve “Cittaslow” ku të jetuarit është i ngadaltë dhe i qetë, paraqet një margaritar të vërtetë në verilindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Historiku mijëvjeçar i bukurive paraqet njërin nga faktorët me të cilët ky qytet mund të krenohet.
Edhe pse Uzundere ka shumë për të ofruar investimet në sferën e turizmit mund të ndikojnë dukshëm në tërheqjen e të pasionuarve pas natyrës, por edhe të atyre që duan qetësinë për të ikur nga zhurmat urbane.
“Nëse shohim resurset e Uzunderes, vërejmë liqenin Tortum dhe destinacionin Yedigoller. Në Uzundere gjenden ujëvarat më të larta në Turqi dhe përveç kësaj këtu është edhe liqeni natyror Tortum me një gjatësi prej 11 kilometra. Uji që rrjedhë nga ky liqe ka formuar shumë liqene të vegjël dhe sipërfaqe të tjera ujore", deklaroi shefi i qarkut Haci Arslan Uzan për të shtuar se këtu ka hapësirë edhe për turizëm fetar. Në Uzundere gjenden edhe disa kala.
Uzan u shpreh më tej se realizimi i disa projekteve do të mundësonin ndërtimin e një qendre sportive për sporte në ujë, por që nevojiten mjete financiare.
Përfaqësuesi i Bashkësisë Lokale në ujëvarat Tortum, Recep Ata, tregoi se kohëve të fundit regjistrohet një numër i shtuar i turistëve vendas dhe të huaj nga shkau i epitetit “qyteti i qetë” që gëzon ky vend.