Turqia

Ushtria e Lirë Siriane vazhdon operacionin "Mburoja e Eufratit"

Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë vendosur pika kontrolli në fshatin Amarne në jug të Jarabulusit të cilin më herët e çliruan nga organizata terroriste PKK/PYD

Sarp Özer  | 29.08.2016 - Përdıtësım : 29.08.2016
Ushtria e Lirë Siriane vazhdon operacionin "Mburoja e Eufratit" ( Cem Özdel - Anadolu Agency )

Jarabulus

JARABULUS (AA) – Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë vendosur pika kontrolli në fshatin Amarne në jug të Jarabulusit të cilin më herët e çliruan nga organizata terroriste PKK/PYD, ndërsa gjatë bastisjeve të shtëpive kanë zbuluar dhe kanë zënë robër katër terroristë dy nga të cilët kishin hyrë në Siri nga Turqia përmes rrugëve ilegale, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat opozitare të Sirisë të tubuara në ULS vazhdojnë me operacionin “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë duke pasur për qëllim neutralizimin e terroristëve në rajonin e Jarabulusit.

Operacioni ka gjetur përkrahjen e forcave të armatosura të Turqisë dhe forcave ajrore të koalicionit për luftë kundër DAESH-it. 

ULS deri më sot ka mposhtur terroristët duke çliruar dhjetë fshatra në Jarabulus dhe tre fshatra në rajonin fqinj Rai.

Njëri nga fshatrat e çliruar është Amarne në Jug të Jarabulusit, të cilin ekipi i Anadolu Agency e vizitoi menjëherë pas çlirimit nga terroristët e PKK/PYD-së.

Në hyrje të fshatit vërehen disa automjete të përdorura nga terroristët por që ishin dëmtuar rëndë gjatë përleshjeve.

Forcat e ULS kanë larguar barikadat e vendosura më herët nga terroristët në hyrje të fshtit, për të kryer më vonë bastisje nëpër shtëpitë dhe objektet tjera në atë vend.

Forcat e opozitës siriane bëjnë roje në shumë pika të kontrollit që ka gëzuar banorët lokal të cilët ndjehen të sigurt nga kontrollet që po zbatohen nga ULS në fshatin e çliruar.

Gjatë bastisjeve të kryera në vendbanimin Amarne, ULS ka zënë robër katër terroristë ndërkohë që është konstatuar se dy nga ata kishin hyrë në Siri përmes kalimit ilegal të kufirit nga Turqia.

Njëri nga terroristët e robëruar kishte qenë pjesëmarrës në sulmin mbi Kobani në tetor të vitit 2014, atëherë kur jetën e humbën mbi 30 persona.

Ahmet Genco, në cilësi të komandantit të grupit "Nurettin Zengi" në kuadër të Ushtrisë së Lirë Siriane, tha se terroristët gjatë përleshjeve në fshatin Amarna kanë përdorur civilët lokalë si mburojë të gjallë për të shtuar se ata u mundën, dhe civilët u shpëtuan nga duart e terroristëve. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın