Adem Demir
13 Gusht 2016•Përditësim: 14 Gusht 2016
STAMBOLL (AA) – Prokuroria në Stamboll i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë një shkresë në të cilën kërkohet arrestimi i liderit të organizatës terroriste Fetullahci/Struktura paralele (FETO/PDY), Fethullah Gülen, me qëllim që shkresa më pas t’i dërgohet autoriteteve amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).
Kujtojmë se ushtarakët besnikë të organizatës terroriste Fetullahci tentuan që më 15 korrik të kryejnë grusht shtet në Turqi.
Në shkresën të cilën e përgatiti prokurori Can Tuncay nga Departamenti për Terrorizëm dhe Krim të Organizuar në Prokurorinë e Stambollit, theksohet se janë duke zgjatur hetimet lidhur me tentativën për grusht shteti të ushtarakëve anëtarë të organizatës terroriste FETO.
Në këtë shkresë thuhet se është konfirmuar se tentativa për grusht shtet është bërë me urdhër të Gülenit. Në mesin e krimeve për të cilat akuzohet Güleni janë inkurajimi për përmbysjen e Qeverisë së Republikës së Turqisë apo parandalimi në kryerjen e detyrave të tyre, atentat ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, përmbysja e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), tentimi për heqjen e rendit kushtetues.
Në shkresën sipas nenit 10 të Marrëveshjes për ndihmën e ndërsjellë për kthimin e fajtorëve të arritur mes SHBA-ve dhe Turqisë dhe para dërgimit të kërkesës për ekstradimin e Gülenit i cili momentalisht gjendet në SHBA, kërkohet arrestimi i përkohshëm i udhëheqësit të organizatës terroriste.