Merve Yıldızalp
14 mars 2018•Përditësim: 14 mars 2018
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" i nisur më 20 janar në rajonin Afrin të Sirisë, kanë neutralizuar gjithsej 3.444 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke nëpërmjet një deklarate njofton se vazhdon operacioni i nisur më 20 janar me qëllim për të neutralizuar anëtarët terroristë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, për të shpëtuar popullin mik dhe vëllazëror të rajonit nga presioni dhe persekutimi i terroristëve si dhe për të vendosur siguri dhe stabilitet për kufijtë dhe rajonin.
Në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" ka arritur në 3.444 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani.
- Pastrohen edhe 12 fshatra nga terroristët
TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" kanë çliruar nga terroristët edhe 4 fshatra të tjerë në Afrin të Sirisë.
Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatrat Gazavije, Halilo dhe Dejr Mıshmısh të lidhur me qendrën e Afrinit, si dhe fshatin Gevrika të rajonit Xhinderes.
TSK dhe ULS në orët e mesditës çliruan nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatrat Goz, Kaferdel i Sipërm, Marratah, Shadir, Çogalan, Kuran, Kori Gul dhe Shatijan, ndërsa me çlirimin e fshatrave Gazavije, Halilo, Dejr Mıshmısh dhe Gevrika ka rritur në 12 numrin e fshatrave të çliruar brenda ditës në Afrin të Sirisë.
Së bashku me këto fshatra në kuadër të operacionit TSK dhe ULS kanë marrë nën kontroll gjithsej 233 rajone, përfshirë 194 fshatra dhe 39 pika kritike.
Qendra e Afrinit përbëhet nga 6 rajone të cilat janë Raxhu, Bulbul, Shejh Hadid, Xhinderes, Sheran dhe Mabatli, ku përveç rajonit Mabatli të gjithë qendrat e këtyre rajoneve ndodhen nën kontrollin e TSK-së dhe ULS-së.
Organizata terroriste YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ajo ka larguar me forcë civilët drejt qendrës së qarkut që t'i përdorë si mburojë e gjallë.
Nga ana tjetër i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet e kontrolluara nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe opozitarëve ushtarakë. Mbajtja e civilëve ka shkaktuar edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara.
Operacioni "Dega e Ullirit" ka filluar më 20 janar të këtij viti nga TSK në Afrin me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.