Mehmet Tosun
26 Janar 2017•Përditësim: 27 Janar 2017
ANKARA (AA) – Vjetari i Anadolu Agency (AA) për vitin 2016 me përmbajtje të pasur në formë të fotografive dhe lajmeve ndodhet në faqet e internetit, nga ku mund të porositet, raporton Anadolu Agency (AA).
Punonjësit e AA si në vitet e mëparshme edhe kësaj radhe vjetarin e kanë përgatitur në gjuhën turke, angleze dhe arabe.
Në vjetarin në mënyrë kronologjike janë publikuar përmbajtje të ngjarjeve nga pothuajse të gjitha pjesët e botës që shënuan vitin e kaluar. Temat janë të ndryshme, kështu që mund të lexohen tema nga politika, arti, ekonomia, sporti dhe kultura.
Për shkak të përmbajtjes së saj të pasur të ngjarjeve nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2016 mund të shërbejë si një burim informacioni për ata që merren me materiale arkivore, por edhe të gjithë admiruesit e historisë.
Në vjetarin në arabisht, fokusi është në ngjarjet që kanë përfshirë botën arabe, ndërsa në vjetarin në anglisht, vëmendje të veçantë i kushtohet ngjarjeve në SHBA dhe Evropë.
Më shumë se 400 fotografi me rezolucion të lartë janë zgjedhur me kujdes dhe janë përfshira në vjetarin të cilat plotësisht si nga aspekti editorial, ashtu edhe ai grafik janë përgatitur nga punonjësit e AA-së.
Në kopertinat e vjetarit janë fotografitë e Presidenti të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrit të vendit Binali Yıldırım, presidenti Donald Trump, djaloshit Umran nga Halepi, boksierit të ndjerë Muhamed Ali si dhe fotot që përshkruajnë 15 korrikun e vitit 2016, ditën kur personeli ushtarak, besnik ndaj organizatës terroriste FETO tentoi të kryej grusht shteti në Turqi.
Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Metin Mutanoğlu tha se në vjetarin janë përfshirë ngjarjet të cilat filluan më 15 korrik dhe përfunduan me tubimin në Yenikapi, më 7 gusht, me moton e saj të njohur "Tubimi i demokracisë dhe dëshmorëve".
"Kjo ishte një pikë kthese kritike në aspektin e demokracisë turke. Në vjetarin, kësaj teme i kemi kushtuar një pjesë të veçantë", theksoi Mutanoğlu i cili shtoi se dëshira ishte që çështja e tentimit të grusht shtetit të përpunohet me kujdes të veçantë duke mos lënë asgjë papërfshirë, sepse vjetari në të ardhmen do të jetë burim historik.
Ai shtoi se në vjetarin kanë paraqitur edhe qëndrimin e të gjitha partive politike në Turqi në lidhje me ngjarjet. Po ashtu theksoi se vjetari do të dërgohet në Bibliotekën Kombëtare të Turqisë, në universitete, dhe të gjithë atyre që janë në fotot e kopertinës ose brenda magazinës.
"Në vjetarin janë edhe emrat e dëshmorëve. Do t'ua dërgojmë edhe familjeve të tyre, por edhe presidentit amerikan Donald Trump", tha Mutanoğlu.