Muhammed Boztepe
22 Dhjetor 2018•Përditësim: 24 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) - Avionët luftarakë turq neutralizuan 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thekson se operacioni është kryer në zonën Metina ndërsa terroristët e neutralizuar ishin duke përgatitur sulme terroriste. Gjatë operacionit është shkatërruar sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit të cilat përdoreshin nga terroristët.
PKK është organizatë separatiste e cila ndodhet në listat e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).