Kristina Maslareviç
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
BEOGRAD (AA) – Ambasada e Republikës së Serbisë në Tripoli gjatë ditës së djeshme, nga ana e një përfaqësuesi të ndërmarrjes gjermane “Feroshtal” është lajmëruar se një punonjës i kompanisë tyre dhe shtetas i Republikës së Serbisë Miroslav Tomiç është rrëmbyer të dielën, më 24 prill në orët e pasditës në rrugën Saris – Mesla në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëroi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, Miroslav Tomiç, shef i projektit në “Feroshtal”, është rrëmbyer gjatë aktiviteteve të tij të rregullta.
Ai është nxjerrë nga automjeti dhe është dërguar në drejtim të panjohur. Ambasada e Serbisë në Tripoli është lajmëruar se përfaqësuesit e kompanisë gjermane konsiderojnë se rrëmbimi nuk ka prapavijë politike dhe se me sigurisë është si pasojë e përleshjeve të shpeshta lokale gjatë kohës së fundit.