Turqia

Më 27 tetor në Stamboll mbahet samit katërpalësh reth Sirisë

Samiti do të mbahet nën mikpritjen e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan

Ekip  | 19.10.2018 - Përdıtësım : 19.10.2018
Më 27 tetor në Stamboll mbahet samit katërpalësh reth Sirisë

Ankara

ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, njoftoi se më 27 tetor në Stamboll do të mbahet një samit katërpalësh me pjesëmarrje të liderëve të Turqisë, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Samiti do të mbahet nën mikpritjen e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa në të do të marrin pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, si dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha Kalın në një njoftim për mediat.

Në samitin katërpalësh liderët do të diskutojnë krizën në Siri në të gjitha dimensionet e saj, përfshirë situatën në terren, marrëveshjen për Idlibin dhe procesin politik, ndërsa pritet harmonizimi i përpjekjeve të përbashkëta për gjetjen e një zgjidhjeje permanente për krizën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın