Didar Yüsra Dilruba Öz
14 Shkurt 2017•Përditësim: 14 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Të paktën 26 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në 24 orët e fundit, gjatë ofensivës "Mburoja e Eufratit", kurse forcat ajrore turke kanë shkatërruan 135 baza në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ofensiva "Mburoja e Eufratit" ka nisur më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë me qëllim të neutralizimit të kërcënimeve terroriste me fokus ndaj DEASH-it dhe për të forcuar sigurinë në zonën kufitare siriano-turk. Ofensiva është duke u kryer nga forcat opozitare siriane, kurse në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje ata mbështeten nga forcat turke.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë tha se forcat ajrore turke në ditën e 175-të ofensivës kanë goditur dhe shkatërruar 135 baza të terroristëve të DEASH-it, të cilat i shfrytëzonin si qendra komanduese, magazina dhe strehimore.
Forcat ajrore turke kanë shkatërruar edhe 42 objekte të cilat i shfrytëzonin pjesëtarët e DEASH-it, si automjet që mbante një bombë.
Ofensiva "Mburoja e Eufratit" ka vazhduar me fokus për çlirimin e Al-Bab-it, një qytet i kontrolluar nga terroristët e DEASH-it, i cili në ditët e fundit është rrethuar plotësisht dhe ku tashmë po zhvillohen luftime në rrugë para thyerjes përfundimtare të rezistencës terroriste.
Në vazhdimin e ofensivës "Mburoja e Eufratit", dje forcat opozitare me mbështetjen e forcave të armatosura turke kanë vazhduar të përparojnë drejt çlirimit të Al Bab nga terroristët e DEASH-it, ku u çlirua 40 për qind e qendrës së qytetit, ndërsa terroristët në pjesën tjetër të qytetit janë të rrethuar pothuajse nga të gjitha anët.