Admir Fazlagikj
20 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
SHKUP (АА) - Në rrugën rajonale Demir Kapi -Negotinë pjesëtarët e policisë kanë vërejtur një automjet me 12 migrantë, të cilët pas masave që u ndërmorrën u vendosën në Qendrën për të huaj në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Më 20 prill 2016 në rrugën rajonale Demir Kapi- Negotinë pjesëtarët e policisë kanë vërejtur automjetin 'Wolsfagen Pasat' i cili në afërsi të fshatit Travnik është ndalur dhe nga i njëjti kanë dalë 12 migrantë ilegalë (11 nga Afganistani dhe 1 nga Pakistani), përderisa shoferi është arratisur", thuhet në kumtesën e policisë.
Pas masave që u ndërmorrën migrantët janë vendosur në Qendrën e pranimit për të huajt në Shkup, ndërsa gjithashtu janë marrë masa edhe për gjetjen e shoferit, informoi MPB-ja.