Ali Murat Alhas
14 Shkurt 2019•Përditësim: 15 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Libri i botuar nga Anadolu Agency (AA) që shpalos vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll, tashmë është i disponueshëm pa pagesë edhe në internet.
"Vrasja e Jamal Khashoggit", e qasshme në gjuhët turke, angleze dhe arabe, përfshin zhvillime, histori, fotografi, infografikë dhe analiza.
Duke filluar me historinë e jetës së Khashoggit, libri përmban pikëpamjet dhe komentet e tij mbi luftën civile në Jemen, politikat e Arabisë Saudite dhe qëndrimin e SHBA-së ndaj Vëllazërisë Myslimane, Egjiptit dhe Sirisë së përfshirë nga lufta.
Për më tepër, libri hedh dritë mbi autorët e vrasjes nga Arabia Saudite, me fotografitë e dhe detajet tyre.
Përveç reagimeve nga liderët ndërkombëtarë për vrasjen, libri gjithashtu paraqet një trung familjar të anëtarëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Libri mund të arrihet në vegzën më poshtë:
https://www.aa.com.tr/uploads/userFiles/79121245-49cb-4f77-bd45-d9d308a833b3/08_2019%2F11_subat%2F03%2FCEMALKASIKCI-CINAYETI-EN.pdf
Ndryshe, Khashoggi, kontribues i gazetës "The Washington Post", u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.
Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte një operacion jashtë kompetencave dhe dijenisë së qendrës.
Turqia ka kërkuar ekstradimin e shtetasve sauditë të përfshirë në vrasje, si dhe një llogaridhënie më të plotë nga ana e Rijadit.