Zehra Melek Çat
05 Nëntor 2017•Përditësim: 06 Nëntor 2017
STAMBOLL (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın bëri të ditur se Rusia e ka shtyrë Kongresin për dialogun kombëtar sirian në një datë tjetër, duke shtuar se Turqia nuk do të merr pjesë por do të dërgojë vëzhgues të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi Kalın tha se: “Ne e diskutuam këtë çështje para 15 ditësh kur erdh përfaqësuesi special për Sirinë i presidentit Putin. Ata na njoftuan për këtë çështje. Ai na njoftoi se po planifikojnë që të organizojnë një Kongres për dialogun kombëtar sirian i cili mendojmë se do të kontribuojë në procesin e tranzicionit politik".
"Kjo ishte rreth një javë para takimit të shtatë të Astanës i cili u mbajt më 30-31 tetor. Ne u thamë atyre që të na japin më shumë informacione për këtë. Nuk e pranojmë apo e refuzojmë menjëherë, të shohim se çka është pikërisht, çfarë mund të jetë përfitimi apo kontributi nga ky kongres", tha Kalın.
“Ne nuk marrim pjesë”
Lidhur me kërkesën e Rusisë për Kongresin e dialogut kombëtar sirian, Kalın tha se “Ne nuk marrim pjesë. Grupet siriane do të marrin pjesë por ne me gjasë të madhe mund të dërgojmë vëzhgues. Tani nuk është e sigurtë. Por ajo çka neve na është thënë nga Rusia është se takimi është shtyrë dhe se PYD nuk është ftuar. Edhe ne jemi duke e vlerësuar në këtë mënyrë”.
Ndërhyrja e policisë gjermane ndaj përkrahësve të PKK-së
Lidhur me ndërhyrjen e policisë gjermane ndaj përkrahësve të PKK-së, zëdhënësi Kalın tha se “E mirëpresim këtë mirëpo nuk e shohim si të mjaftueshme. Pra, qeveria gjermane duhet të ndërmarrë më shumë hapa në luftën kundër terrorizmit”.