Nazmi Abduramani
04 maj 2016•Përditësim: 04 maj 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve që kanë ndodhur në ditën e sotme, veçojmë:
Në vitin 1494: Lundërtari Kristofor Kolumbo mbërriti në Xhamajkë.
Në vitin 1715: Në Francë prezantohet ombrella e parë palosëse.
Në vitin 1780: Themelohet Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencës.
Në vitin 1814: Perandori francez Napoleon mbërriti në Portoferraio në ishullin Elbi ku filloi robërinë e tij.
Në vitin 1897: Gjatë mbajtjes së manifestimit humanitar Bazar de la Cherite në Paris shpërtheu zjarr në të cilin humbën jetën 126 persona.
Në vitin 1904: Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan ndërtimin e Kanalit të Panamasë.
Në vitin 1910: Themelohet Tel Avivi.
Në vitin 1959: Mbahet ndarja e parë e çmimeve për kontribut të jashtëzakonshëm në idustrinë e muzikës, Grammy.
Në vitin 1970: Në universitetin Kent State në shtetin federal amerikan Ohio humbën jetën katër student dhe nëntë të tjerë u lënduan në protestat anti-luftarake.
Në vitin 1979: Margaret Thatcher u bë kryeministrja e parë e Britanisë së Madhe. Për shkak të “retorikës së fortë” u bë e njohur edhe si “Iron Lady (Zonja e Hekurt).
Në vitin 1980: Ndërroi jetë presidenti i përjetshëm i ish-RSF të Jugosllavisë dhe lider i Partisë Komuniste të Jugosllavisë Josip Broz Tito.