Nazmi Abduramani
29 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1798: Është themeluar një nga vendet më të preferuara evropiane për jetë, Zvicra.
Në vitin 1852: Shteti federal amerikan Ohio shpalli punën e gruas dhe fëmijëve më gjatë se 10 orë në ditë, si të paligjshëm.
Në vitin 1886: Shkenctari John Pemberton në SHBA ka bërë versionin e parë të pijes më të popullarizuar me gaz në botë, Coca Cola.
Në vitin 1961: Pas gjykimit disavjeçar pa kusht është liruar Nelson Mandela.
Në vitin 1966: Boksieri legjendar Muhammed Ali fitoi Georgea Chuvala në raundin e 15-të për titullin e kampionit botëror në kategori të rëndë.
Në vitin 1973: Ushtari i fundit amerikan braktisi Vietnamin.
Në vitin 1974: Misioni i NASA-s Mariner 10 arriti të fitojë fotografitë e para të Merkurit.
Në vitin 1981: Mbahet maratona e parë londineze në të cilën morën pjesë gati shtatë mijë garues.
Në vitin 2004: Irlanda ndaloi duhanpirjen në të gjitha vendet e punës, baret dhe restorantet.