Aldıjana Hadzıc
07 shkurt 2016•Përditësim: 07 shkurt 2016
SARAJEVË (AA) - Ndër ngjarjet historike që kanë ndodhur në këtë datë, veçojmë:
Në vitin 1812. - Ka lindur tregimtari dhe shkrimtari britanik Charles Dickens. Një nga veprat e tij më të famshme është Oliver Twist.
Në vitin 1898. - Novelisti francez Emile Zola doli para gjykatës në Paris për shkak të pamfletit të tij "J'accuse", me të cilin akuzoi qeverinë franceze për anti-semitizëm dhe burgim të padrejtë të Alfred Dreyfus, një oficer i ushtrisë franceze i akuzuar për spiunazh. Zola pohoi se Dreyfus u akuzua pa prova, por në fund ai u shpall fajtor dhe iku në Angli në mënyrë për ti shpëtuar burgut.
Në vitin 1894. - Ndërroi jetë prodhuesi belg i instrumenteve muzikore Adolphe Sax, i cili në vitin 1840 shpiku instrumentin e emëruar sipas tij, saksofon.
Në vitin 1940. - U mbajt premiera tjetër e filmit të animuar me metrazh të gjatë në histori, Disney "Pinocchio". Suksesi i parë, "Borëbardha dhe shtatë xhuxhat" bëri që Walt Disney të investojë të gjitha burimet e studimeve të tij në krijimin e projekteve të suksesshme.
Në vitin 1965. - Ka lindur komediani amerikan Chris Rock.
Në vitin 1962. - Në shpërthimin në një minierë qymyri në Gjermani jetën e humbën 298 minatorë.
Në vitin 1964. - Grupi i njohur "The Beatles" ka mbajtur paraqitjen e parë në SHBA.
Në vitin 1971. - Gratë në Zvicër fituan të drejtën e votës.
Në vitin 1990. - Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik u pajtua për mbajtjen e zgjedhjeve shumëpartiake.
Në vitin 1992. - U nënshkrua Traktati i Mastrihtit, i cili shënoi fillimin e krijimit të Bashkimit Evropian.