Hasan Tosun
09 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
VJENË (AA) – Kancelari austriak, Werner Fayman, ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Fayman ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të Partisë Socialdemokrate, të cilën e udhëhiqte që nga viti 2008.
Werner Faymann ka lindur në vitin 1960, në Vjenë, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Postin e kancelarit e ka ushtruar nga 2 dhjetori i vitit 2008.