Meltem Bulur
26 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Bëhet e ditur juria e “Istanbul Photo Awards 2017” e cila për herë të tretë do të organizohet nga Anadolu Agency (AA).
Ashtu si vitet e tjera, edhe juria e sivjemë e garës përbëhet nga emrat më prestigjioz në fushën e fotografisë.
Këtë vit, sikurse vitin e kaluar, në juri do të marrin pjesë drejtori i Qendrës për Fotografi të Shangait, fotoreporteri që ka fituar çmimin "Pulitzer", Liu Heung Shing, fotoreporteri dhe këshilltari për media vizuele Georges De Keerle, drejtori për Distribuim të Fotografive dhe Zhvillim të Biznesit i AFP-së Michel Scotto, drejtori editorial i Lajmeve Vizuale i AA-së Ahmet Sel dhe editori i Fotografive i AA-së Fırat Yurdakul. Këtë vit në juri janë shtuar edhe emra nga më të mirët në këtë fushë.
Anëtari i agjencisë NOOR fotoreporteri Yuri Kozyrev, drejtoresha e fotografive në revistën National Geographic Sarah Leen, fituesi i çmimit Getty Images fotoreporteri i sportit Cameron Spencer dhe kuratorja e njohur në fushën e multimedias Liza Faktor, janë emrat që për herë të parë do të marrin pjesë në jurinë e “Istanbul Photo Awards 2017”.
Antarët e rinj të jurisë
Sarah Leen, njëra nga anëtaret e jurisë së garës së këtij viti, ushtron detyrën e drejtoreshës së fotografive në revistën National Geographic, të cilën e ka filluar në vitin 2005, pas 20 viteve të kaluara në fotografim të lirë. Leen ka qenë pjesë përbërëse e jurive në “Pictures of the Year International (POYI)”, “The W. Eugene Smith Grants”, “the Getty Images Editorial Grants” dhe “the World Press Joop Swarts Masterclass”.
Ndërkaq, fotoreporteri Yuri Kozyrev gjatë detyrës së tij 20-vjeçare ka punuar në vende të ndryshme të botës për revistën Time. Kozyrev, i cili vazhdon të punojë në Çeçeni, Egjipt, Bahrein, Libi dhe Jemen, është laureat i çmimit World Press dhe shumë çmimeve të tjera.
Producentja e filmave dokumentarë dhe kuratorja Liza Faktor në vitin 2014 ishte pjesë e jurisë në World Press. Me çmimin “Howard Chapnich”, Faktor zë vend ndër emrat më të rëndësishëm dhe inovativë në fushën e fotografisë.
Fotoreporteri australian në Getty Images Cameron Spencer që nga viti 2004 punon profesionalisht në fushën e fotografisë së sportit dhe portreteve. Edhe Spencer është fitues i shumë çmimeve të rëndësishme në fushën e tij.
Këtë vit gara është pasuruar me kategori të reja dhe është rritur shuma e çmimeve
Aplikimi për "Istanbul Photo Awards 2017" që do të jetë i hapur për pjesëmarjen e fotoreporterëve profesionalë, do të vazhdojë deri më 31 janar 2017. Rezultatet do të publikohen në muajin mars pasi të bëhet vlerësimi i përbashkët nga anëtarët e jurisë. Këtë vit, shuma e përgjishme e çmimeve që do të ndahen për të gjitha kategortë arrin në 133 mijë dollarë.
Sponsori zyrtar i garës ndërkombëtare për fotografi të lajmeve “Istanbul Photo Awards” është Turkish Airlines. Ajo gjithashtu mbështetet nga Fondi për Promovim pranë Kryeministrisë së Turqisë dhe nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Kordinim (TIKA). Këtë vit, numri i kategorive është rritur nga katër në tetë, konkretisht janë shtuar kategoritë “lajm i vetëm për natyrën-mjedisin”, “lajm rrëfim për natyrën-mjedisin”, “portret i vetëm” dhe “portret rrëfim".
Kësaj radhe do të ndahet çmim i ri edhe për një fotoreporter të ri nën moshën 28-vjeçare. Me çmimin “Fotografi i Ri”, gara synon të mbështesë talentët e rinj në fushën e fotoraportimit të cilët presin mbështetje.
Aplikimet për “Istanbul Photo Awards 2017” mund të bëhen përmes adresës www.istanbulphotoawards.com.
Ndërkaq, ekspozitat të cilat përbëhen nga fotografitë e shpërblyera të garës çdo vit ekspozohen në qendra të rëndësishme botërore.