Adham Kako,Eşref Musa
11 Mars 2018•Përditësim: 12 Mars 2018
AFRIN/ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" pastruan nga YPG/PKK-DEASH edhe 3 fshatra të tjera si dhe kodrën Boxhite me rëndësi strategjike në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatrat Çakmaku i Vogël dhe Alemdar pranë qytezës Raxhu në veriperëndim të Afrinit, fshatin Kafer Batna pranë qendrës së qarkut dhe kodrën Boxhite me rëndësi strategjike.
Kodra Boxhite e cila ndodhet në jugperëndim të qendrës së qarkut të Afrinit ka një rëndësi të madhe në operacionin ndaj qendrës së qarkut.
TSK dhe ULS gjatë ditës pastruan nga terroristët e YPG/PKK dhe DEASH-it edhe fshatrat Hoxhamali, Savan Kabir dhe Çançanli pranë qytezës Raxhu në veriperëndim të Afrinit, fshatrat Kane Kauer, Tellef dhe Koxhaman pranë qytezës Xhinderes në jugperëndim, fshatrat Solakli dhe Alibej pranë qytezës Bulbul si dhe fshatrat Halidije, Xhulbul dhe Kavkabah pranë qendrës së qarkut. Në orët e mëngjesit ishin çliruar edhe fshatrat Kara Tepe dhe Kastel Keçik pranë qytezës Sheran.
Në kuadër të operacionit edhe aeroporti i Bableit, i cili ka rëndësi strategjike përgjatë rrugës Xhinderes-Afrin është pastruar nga terroristët.
Kështu numri i pikave të çliruara gjatë ditës ka arritur në 18. Me këtë është arritur në numrin më të madh të pikave të çliruara gjatë një dite në kuadër të operacionit.
Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 189 pika, përfshirë pesë qendra të qytezave, 151 fshatra si dhe 33 pika strategjike në Afrin.
YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i ka transportuar në qendrën e qarkut që t'i përdorë si mburojë e gjallë.
Nga ana tjetër i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet e kontrolluara nga regjimi i Bashar al Asadit dhe opozitarëve ushtarakë. Mbajtja e civilëve shkaktoi edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara.
Operacioni "Dega e Ullirit", neutralizohen 3.300 terroristë
Gjatë operacionit "Dega e Ullirit" i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) më 20 janar në rajonin sirian të Afrinit, janë neutralizuar në total 3.300 terroristë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njofton se edhe sot kanë vazhduar operacionet nga toka dhe ajri me qëllim të neutralizimit të terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, si dhe për të shpëtuar popullin mik dhe vëllazëror të rajonit nga presioni dhe persekutimi i terroristëve.
Në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" ka arritur në 3.300 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani.
Operacioni "Dega e Ullirit" ka filluar më 20 janar të këtij viti nga TSK në Afrin me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.