Andaç Hongur
10 prill 2018•Përditësim: 11 prill 2018
STAMBOLL (AA) - Anadolu Agency (AA) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë kombëtare të lajmeve të Kazakistanit, Agjencia Ndërkombëtare e Informacionit (KAZINFORM).
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshje në zyrën e AA-së në Stamboll, morën pjesë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AA-së, Mustafa Özkaya, Editori i Lajmeve në Stamboll, Hüseyin Altınalan, Drejtori i Marketingut dhe Shitjes, Yılmaz Yaman, Këshilltari pranë Kryekonsullatës së Kazakistanit në Stamboll, Bauyrzhan Abdrakhmanov, ndihmës këshilltarët Damir Amanbayev dhe Yerkegali Yeltai, Zëvendësdrejtor i Parë i Përgjithshëm i KAZINFORM, Daniyar Uteshev, Editori i Lajmeve në Gjuhën Angleze të KAZINFORM, Almas Zhexenbekov dhe Drejtorja e Fondacionit të Turqve Kazak, Anara Baizhanova.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AA-së, Özkaya duke theksuar se bisedimet në mes të dy agjencive për bashkëpunim kanë vazhduar një kohë, tha se ndjejnë kënaqësi për finalizimin e marrëveshjes.
Ai duke theksuar se Kazakistani është një gjeografi e madhe, tha se mes Turqisë dhe Kazakistanit gjendet lidhje historike.
"Jemi në mendimin që t'i rrisim aktivitetet e Anadolu Agency në Azinë Qendrore. Si Anadolu Agency dëshirojmë të ndërmarrim detyrën që të përfitojmë nga lajmet të prodhuara atje si dhe njoftimin e këtyre lajmeve për publikun botëror", tha Özkaya.
Ndërsa Zëvendësdrejtor i Parë i Përgjithshëm i KAZINFORM, Uteshev, tha se mes Turqisë dhe Kazakistanit kanë një marrëdhënie farefisnore prej shumë vitesh.
"Ndjejmë kënaqësi nga një bashkëpunim me një institucion ndërkombëtar si Anadolu Agency. Para një kohe të shkurtër u bëmë një institucion 100 vjeçar. Jemi duke marrë hapa të rinj", u shpreh ai.
Më pas Özkaya dhe Uteshev nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit.
- Marrëveshja
Në kuadër të marrëveshjes AA dhe KAZINFORM do të mund të shkëmbejnë lajme turqisht, kazakisht, anglisht dhe rusisht, si dhe një numër i kufizuar të fotografive dhe pamjeve. Palët gjithashtu do të mund të bëjnë punime të përbashkëta për zhvillimin e bashkëpunimit.