Turqia

4.448 terroristë të neutralizuar në operacionin "Dega e Ullirit"

Forcat e Armatosura Turke që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" e deri më tani kanë neutralizuar 4.448 terroristë

Ali Kemal Akan  | 11.05.2018 - Përdıtësım : 12.05.2018
4.448 terroristë të neutralizuar në operacionin "Dega e Ullirit"

Ankara

ANKARA (AA) – Numri i terroristëve "të neutralizuar" në operacionin e Turqisë në rajonin veriperëndimor sirian të Afrinit ka arritur në 4.448 ndërsa 8 terroristë të tjerë u neutralizuan gjithashtu në operacione gjatë javës së kaluar në veri të Irakut dhe në juglindje të Turqisë, njoftoi ushtria turke të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, bëhet e ditur se numri i terroristëve të neutralizuar është që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" më 20 maj.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët ose janë dorëzuan, vrarë apo kapur.

Turqia filloi operacionin "Dega e Ullirit" më 20 janar për të pastruar rajonin e Afrinit nga grupet terroriste të YPG/PKK dhe DEASH-it në veriperëndim të Sirisë, në kulmin e rritjes së kërcënimeve në rajon.

Më 18 mars, trupat e mbështetura nga Turqia çliruan qendrën e qytetit Afrin, e cila ishte një fortesë e madhe për terroristët e YPG/PKK që nga viti 2012.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Në të njëjtën deklaratë, Shtabi i Përgjithshëm gjithashtu theksoi se janë zhvilluar edhe operacione ajrore kundër grupit terrorist të PKK-së në periudhën nga 6 deri më 11 maj në provincën juglindore të Diyarbakır-it si dhe në veri të Irakut. 

Tetë objektiva terroriste, përfshirë baza dhe depo u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore, thuhet në deklaratë.

Sulmet ajrore mbi objektivat e PKK-së në veri të Irakut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në rajonin e malit Kandil, pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK-ja rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK-ja është listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, mbi 40 mijë njerëz janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë.

YPG/PKK-ja është dega siriane e organizatës terroriste të PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın