Agon Fehmiu
28 mars 2016•Përditësim: 28 mars 2016
PRISHTINË (AA) - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës (PK), së bashku me njësitet policore kufitare dhe të stacioneve policore të Hanit të Elezit, Prizrenit dhe Dragashit, sot ka realizuar operacionin gjatë të cilit ka konfiskuar 60 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar 3 persona të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Personat e arrestuar kishin në posedim 4 automjete, ndërsa Policia e Kosovës raportoi për përfundimin e punës operativo-hetimore.
“Operacioni policor është realizuar me 27.03.2016, në Han të Elezit, ku si rezultat i veprimeve policore janë ndaluar tre persona të dyshuar, të cilët janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substancën narkotike. Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: Sh. H. viti i lindjes 1967, S.H. viti i lindjes 1986, dhe R.Sh. viti i lindjes 1989, të gjithë meshkuj nga Kosova” thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë aksionit, me urdhër të prokurorit kompetent janë kontrolluar tri lokacione, një në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në rrethinën e Dragashit, ku Policia e Kosovës. Sipas PK-së, me vendim të prokurorit, 3 personat e arrestuar janë dërguar në paraburgim.