Ekonomi

Vlera e tregut të kompanisë "Tesla" arrin në 500 miliardë dollarë

Rritja e mprehtë në aksione gjithashtu ndihmoi drejtorin e përgjithshëm, Elon Musk të futet në listën e miliarderëve të 'Forbes'

Övünç Kutlu  | 25.11.2020 - Përdıtësım : 26.11.2020
Vlera e tregut të kompanisë "Tesla" arrin në 500 miliardë dollarë

Ankara

Vlera e tregut të kompanisë së automjeteve elektrike "Tesla" arriti në 500 miliardë dollarë të martën për herë të parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çmimi i aksioneve të kompanisë arriti në 527.48 dollarë për aksion në orët e mëngjesit në Nasdaq, duke e çuar kompaninë në lartësi historike ndërsa aksionet u tregtuan me 540 dollarë me një fitim prej 3.4 për qind.

Kompania për prodhimin e automjeteve elektrike, ruajtjes së energjisë dhe energjisë së pastër në janar u bë prodhuesi i parë amerikan i 100 miliardë dollarëve, kur aksionet filluan të rriten me vlerën e tregut më shumë se pesë herë që nga ajo kohë.

Tetori ishte kritik për kompaninë pasi raportoi një tremujor të pestë radhazi të fitimeve gjatë periudhës korrik-shtator. Ai gjithashtu njoftoi se dorëzoi 139.300 automjete në tremujorin e tretë, një rekord për kompaninë.

Rritja e mprehtë në aksione gjithashtu ndihmoi drejtorin e përgjithshëm, Elon Musk të futet në listën e miliarderëve të 'Forbes'.

Musk kaloi themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe manjatin e biznesit, Warren Buffett duke u ngjitur në vendin e katërt në listë. Pasuria e tij neto prej 112 miliardë dollarësh po i afrohet 118 miliardë dollarëve të bashkëthemeluesit të Microsoftit, Bill Gates.

"Tesla" ka vendosur të zhvendoset të hënën, 21 dhjetor nga Nasdaq për t'u bashkuar me S&P 500, i cili pjesërisht kontribuoi në rritjen historike të çmimit të saj të aksioneve.

Tre indekset kryesore amerikane u hapën më lartë ndërsa çmimet e shtëpive u rritën me 6.6 për qind në shtator, nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke shënuar rritjen e tyre më të madhe vjetore që nga prilli i vitit 2018, sipas raportit të indeksit të S&P CoreLogic Case-Shiller.

Dow Jones ishte në 29,974 pikë, me 1.3 për qind ndërsa S&P 500 ishte në 3,609 pikë, duke u rritur me 0.9 për qind. Nasdaq ishte në 11,910 pikë me një rritje prej 0.25 për qind.

Optimizmi në tregje u nxit gjithashtu nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden duke emëruar ish-kryetaren e Rezervës Federale, Janet Yellen të hënën si sekretare e ardhshme e Thesarit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın