Ekonomi

Vlera e tregut të kompanisë Amazon arrin mbi 200 miliardë dollarë

Vlera e markës së Amazon-it ishte mbi 60 miliardë dollarë ndaj gjigantit të teknologjisë globale Google dhe mbi 80 miliardë dollarë në krahasim me kompaninë e famshme të teknologjisë Apple

Gökhan Ergöçün   | 22.01.2020
Vlera e tregut të kompanisë Amazon arrin mbi 200 miliardë dollarë

Stamboll

Kompania Amazon, marka më e vlefshme në 2018-2019, vazhdoi të mbajë pozicionin e saj duke regjistruar një tjetër sukses prej 200 miliardë dollarësh, thuhet në raportin e një kompanie të pavarur të konsulencës për vlerësimin e biznesit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Raportin Global 500 2020 të Financave thuhet se: "Duke mbrojtur pozicionin e saj si marka më e vlefshme në botë për të tretin vit radhazi, Amazon ka arritur vlerën e markës së paarritshme deri më tani prej 200 miliardë dollarësh".

Vlera e markës më të madhe në botë në treg u rrit me 17,5 për qind për të arritur në 220,79 miliardë dollarë në vitin 2020, nga 187,9 miliardë dollarë në 2019, sipas raportit.

Vlera e markës së Amazon-it ishte mbi 60 miliardë dollarë ndaj gjigantit të teknologjisë globale Google dhe mbi 80 miliardë dollarë në krahasim me kompaninë e famshme të teknologjisë Apple.

Raporti më tej thotë se Google ishte marka e dytë më e vlefshme me 159,7 miliardë dollarë, e ndjekur nga Apple me 140,5 miliardë dollarë, Microsoft 117 miliardë dollarë dhe Samsung 94,49 miliardë dollarë.

ICBC Bank, Facebook, Walmart, Ping An dhe Huawei ishin markat e tjera më të vlefshme në mesin e top dhjetëshes.

Sektori i teknologjisë kryesonte 500 kompanitë më të mira me një vlerë totale të markës 986,5 miliardë dollarë, e ndjekur nga sektori bankar dhe ai me pakicë me 926,4 miliardë dollarë dhe 794 miliardë dollarë.

Në mesin e top 500 markave, vlera e markave me bazë amerikane arriti në 3,2 trilionë dollarë ndërsa markat kineze ishin 1,33 trilionë dollarë dhe markat japoneze 483 miliardë dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın